Sara Gjordeni mesazh prekës për babain e saj që u nda nga jeta

Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se babai i Sara Gjordenit, Arturi është ndarë nga jeta. Ndonse arsyet fillimisht nuk bëheshin të ditura, ka qenë Sara ajo që ka zbuluar.

Sara ka bërë një postim në Insta Story, ku shkruan;

“Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te
marr kohen time per tu qetesuar :Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e
stomakut. Kete mund ta konfirmoje
lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit
rajonal Berat pasi aty kurohej prej me
shume se dy dekadash rregullisht.
Nese nuk keni informacione mbi shkakun e
tij te vdekjes, mos hidhni akuza ABSURDE.
Shkaku i tij i vdekjes ishte demtimi i
parikuperueshem i stomakut dhe melcise.
Te afermit e tij e prisnin kete dite prej
muajsh…
Vertete ai nuk beri asnje perpjekje 27 vjet
te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta
duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju!
Per ata qe hedhin vrer edhe ne nje dite te
tille kaq delikate, kam vetem dy fjale nga
shpirti:
Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me
shume! Hallet e mia ju rafshin qe neser mbi
koke qe vendosni te ma shtoni dhimbjen
me akuza dhe ofendime!
ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE.”

Por sërish nuk e ka lënë me kaq, ajo ka publikuar edhe një foto të Whats App teksa i jati nuk i është përgjigjur telefonatës dhe shkruan; Qofsh me Zotin Art”. Mbase me këtë ka dashur të tregojë që marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar tani më para se të ndahej nga jeta!

kryefjala.com