Sara Gjordeni dhe Bardhi, prindër për herë të parë
Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre me emrin Nea.
Lajmin e ndanë në rrjetet sociale, ku një foto e veçantë tregon Bardhin duke mbajtur në krahë të voglën. “Na e mbushe jetën mua dhe babit sot, Nea jonë,” shkroi Sara përkrah imazhit emocionues.
Sara ka ndarë më parë gjithashtu kuptimin e veçantë të emrit Nea. Ai rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe simbolizon “rininë e përhershme, përmirësimin dhe rritjen shpirtërore.” Ndërkohë, në fenë islame emri përkufizohet si “dhuratë e frytshme, që sjell dritë dhe gëzim gjatë gjithë jetës.”
Çifti nis kështu një kapitull të ri si prindër, të mbushur me dashuri dhe emocionet e para me vajzën e tyre.
Anabelmagazine