Sara Gjordeni bën reagimin e gjatë pas daljes nga Big Brother VIP
Sara Gjordeni ishte banorja e cila u eliminua puntatën e mbrëmshme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, jo përmes një televotimi të përjavshëm, por ishte vendim i produksionit për shkak të një debati të ashpër mes saj dhe Françeskës.
Ajo që Sara nuk e ka parë aspak të arsyeshme ishte fakti se pse nga shtëpia doli vetëm ajo dhe për më tepër ajo u kishte kërkuar produksionit të dilte nga shtëpia disa ditë më parë, por nuk kishte marrë ende asnjë përgjigje.
Në lidhje me këtë, në llogarinë e saj Instagram, ajo ka bërë një postim të gjatë në të cilin ka shkruar: “Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme. Unë nuk e mbaj veten për vajzë me një fjalor të pasur ofendimesh. Rritur në një shtëpi me burra, arrita tek “veprimet”, të cilat e pranoj nuk ishin të hijshme, por, i qëndrova fjalës që thash, se nuk do i falja më asnjë ofendim. Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e pasojës, jo të shkakut, dhe “peshku qelbet nga koka”…
Nuk km fjalë! Po përpiqem të lexoj çdo mesazh/ koment që mundem dhe shoh që 95% e tyre janë pozitive! Nuk e kam pritur sepse me guximin tim prej “budallai” prisja shumë më keq. Ju dua e gjithë zemër!
Në vijim doja t’ju jepja ekskluzivisht disa deklarata të shkurtra nga vetë dora ime, përpara se t’i deformojnë mediat.
Do të thotë duhej dënuar shkaku, jo vetëm pasoja përfaqësuar nga unë këtë rast.
Kërkoj ndjesë publike për agresivitetin që përmbante veprimi im, por, askush në vendin tim ju siguroj do kishte dalë nga vetja në një mënyrë apo në një tjetër, kur ofendimet e padrejta arrijnë atë lloj caku. Të paktën dola nga shtëpia si një banore e cila nuk sulmoi askënd e para dhe kjo ishte shenjë e vetëbesimit tim të lartë.
Sa për Bardhin është djali më burrë aty brenda! Babai i fëmijëve të mi dhe askush i tretë nuk do lejohet të bëhet kurrë shkak i një ndarje sepse çfarë ndjejmë unë dhe ai, i dimë vetëm ne. Njerëzit të cilët kanë besuar tek ne ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi”, ka shkruar Sara.