Sara e Ledrit në Top Channel, zbulohet programi ku do e shohim çdo javë

Ajo është një blogere e famshme, por përveç kësaj është edhe partnerja e artistit të njohur, Ledri Vula. Fjala është për Sara Hoxhën, e cila së fundmi ka dhënë dy intervistat e saj të para në dy ekrane të ndryshme përmes të cilave publiku arritit ta njihte edhe më mirë.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Sara hodhi një sinjal që shumë shpejt mund të jetë pjesë e Top Channel, teksa i tha Armina Mevlanit se “jame në diskutime për një projekt dhe ka mundësi që shumë shpejt të bëhemi komshije aty tek Topi, por nuk është akoma e sigurtë. Nuk është Big brother se nuk e lë dot Poin (vajzën) për tre muaj”.

Por ku mund ta shohim Sarën? Burime për Kryefjala.com kanë rrëfyer se Sara Hoxha është propozuar për konkurrente në “Dancing ëith the Stars”, i cili pritet të fillojë në shtator nën moderimin e Bora Zemanit. Nga një blogere, tashmë Sara do të provojë veten në kërcim.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është tashmë një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ajo shpesh është përfolur për marrëdhënien me vajzat e tjera të ekranit, veçanërisht ish-të dashurat e Ledrit, Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën.

Së fundmi, një intervistë për “Goca dhe gra”, Sara i është përgjigjur kritikave duke thënë se nuk ka asgjë të keqe kur u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen, Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prapë”, u shpreh bukuroshja.