Sara dhe Dj PM drejt martesës, zbulohen detajet e çiftit më të përfolur të momentit
Dj Pm dhe Sara Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyer në Big BROTHER. Ata të dy në një intervistë për emisionin Shqipëria live , Top Channel kanë treguar për jetën e tyre private.
Të pyetur nga gazetari nëse kanë plane për martesë Sara është përgjigjur: “Po kemi, pas 100 vitesh”, duke qeshur.
Pm është ndalur edhe te fakti që ata të dy janë të pandashëm nga njëri tjetri.
Disa kohë më parë ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e para si çift. Përmes disa postimeve në Instastory, Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion fantastik, sidomos gjatë stinës së dimrit.
Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një ndalesë e kanë bërë edhe në rrugët e Prishtinës.
Kujtojmë se PM bashkë me Dagz dhe Fifin së fundmi lansuan bashkëpunimin e ri muzikor. Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.
Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.