Sara, Arbana dhe Elita, klubi i mamave që bëjnë “jetë nate”
Elita Rudi ka pak ditë që është bërë nënë për herë të dytë dhe tashmë ka nisur rutina e netëve të pagjuma me bebin që qan.
Në postimin e fundit, moderatorja tregon se nuk ka vënë pikë gjumi në sy e kjo shihet edhe në çehren e lodhur të saj, teksa mban në krahë Botën.
“Gjendja e vërtetë. Pa pikë gjumi”-shkruan Elita, e cila tashmë i është bashkuar grupit të Arbanës, Sarës e shumë nënave të tjera që e kanë këtë hall.
Arbana shpeshherë më postimet e saj tregon se Dielli e lë pa gjumë e për këtë shkak nuk ka kohë të merret me të gjitha angazhimet gjatë ditës.
Po ashtu edhe Sara ankohet për pagjumësi. Madje me humor pak ditë më parë shkruante se do dëshironte të ishte ajo babi.