“Sandër mafishja” tregon prapaskenat e “Pallatit 176”: Ja ç’bënte Roland Trebicka

Ilir Bezhani, aktori dhe regjisori i njohur, ka treguar për prapaskenat e komedisë ‘Pallati 176’.

“Kam zgjedhur komedinë sepse është më e vështirë për t’u luajtur dhe ka satisfaksion më të madh. Është një kompleks i tërë që lidhet direkt me spektatorët.

“Pallati 176” është komedi shumë popullore, është luajtur në 600 shfaqje dhe është edhe sot kampione. Kur u filmua kanë qenë 120 spektatorë dhe është nga filmimet e para që është filmuar direkt.

Ka qenë spektakël i suksesshëm. Me këtë komedi janë plotësuar planet e Teatrit Kombëtar, ne luanim çdo natë. Ka ndodhur që kur thonim ndonjë batutë gabim ne, salla e thoshte të saktë.

Aq shumë herë ishte dhënë saqë e dinin përmendësh. Ishte çudi dhe s’mund të gaboje. Kolegët e asaj shfaqje kanë qenë shumë punëtorë.

Rolandi improvizonte shumë dhe i jepte sens komedisë, improvizonte edhe gjatë shfaqjes.

Kishte raste që e kapte edhe gazi gjatë shfaqjes. Kishte raste që ne gjatë javës luanim shfaqje të ndryshme dhe ndonjëherë ngatërronim fjalët. Ishte punë e rëndë dhe aktorët duhen respektuar”, tha Bezhani.

lajme.al