Sandër Gjoka baba dhe gjysh i dashur, ja pse preket shpejt nga fëmijët e “The voice kids”

Një nga trajnerët e “The Voice Kids”, kantautori Aleksandër Gjoka i ftuar në para ca kohësh në “Top Show Magazine” u shpreh se kishte hezituar fillimisht për të qenë pjesë e këtij “talent show”, pasi siç tregon ai vetë ka një natyrë të ndjeshme. “Me veten time kam hezituar kur mu propozua, sepse është shumë e vështirë. Është ndryshe kur je me të rritur dhe ndryshe kur je me fëmijë, sepse janë shumë sensibël dhe unë prekem”, u shpreh kantautori Aleksandër Gjoka. Por gjatë këtij rrugëtimi televiziv për çdo vendim që ka marrë me fëmijët, ai e ka ndarë përgjegjësinë me nipin e tij, Renis Gjokën, pasi votat e tyre llogariten si një e vetme. Por pse është kaq i ndjeshëm Sandri, dhe cila është familja e tij? Këngëtari i njohur para disa vitesh u bë gjysh për herë të parë, pasi djali i tij gati 30 vjeçar Rei që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane. Ishte viti 2013, kur Sandri e mori lajmin me telefon, sepse ai jeton larg familjes që prej vitit 1998, kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me Rein (që është diplomuar për Informatikë) dhe vajzën mbi 20 vjeçare Xhoel vendosën të jetojnë në Itali. Kantautori jeton larg familjes prej 20 vitesh, ndërkaq Rita, siç ai e quan ai shkurt bashkëshorten e viziton shpesh. Në një festat që kaluan në Tiranë, muzikanti postoi në facebook foton me bashkëshorten, me mbishkrimin “Me jetën time”, ku mori shumë komplimente nga miqtë e tyre. Ndërsa në vitin 2009-të, të pranishëm në një festë private mes artistësh u fotografuan duke shkëmbyer puthje në publik. Këngëtari vazhdon jetën e tij si artist në Tiranë, ndërkohë vendimin që pjesa tjetër e familjes të nisnin një jetë të re në Itali u mor nga të gjithë me qëllim arsimimin e dy fëmijëve jashtë vendit. Në lidhje me pyetjen që i kanë bërë gazetarët nëse ndonjë prej fëmijëve trashëgon talentin e tij, ai ka pohuar se djali Rei ka vesh muzike, por nuk preferoi të merrej me muzikë dhe vendosi të studionte për Informatikë. /Story.al/