San Francisko bëhet qyteti i parë amerikan që lejon robotët e policisë të vrasin të dyshuarit

Policia në San Francisko do të lejohet të vrasë të dyshuarit duke përdorur robotë të telekomanduar.

Qyteti i Golden Gate do të bëhet i pari në Amerikë që autorizon ligjërisht përdorimin e robotëve për të administruar forcë vdekjeprurëse ndaj të dyshuarve.

Departamenti i Policisë së San Franciskos tha se nuk ka robotë të armatosur paraprakisht dhe nuk ka plane të armatosë robotët me armë, por mund të vendosë makineri të telekomanduara të pajisura me ngarkesa shpërthyese “për të çorientuar të dyshuarin e dhunshëm, të armatosur ose të rrezikshëm” kur jetët janë në rrezik, sipas zëdhënëses Allison Maxie.

“Robotët e pajisur në këtë mënyrë do të përdoren vetëm në rrethana ekstreme për të shpëtuar ose parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme,” tha ajo.

Hera e parë që një robot u përdor për të shpërndarë eksplozivë në SHBA ishte në Teksas, në vitin 2016, kur policia e Dallasit dërgoi një robot të armatosur që vrau një snajperist që kishte vrarë pesë oficerë./Abcnews.al/