Salsano Rrapi ironizon Luizin?

Emri i Luiz Ejllit është lakuar në një dramë të re dhe të papritur: Njerëzit mendojnë se ka një krisje edhe në marrëdhënien e tij me Salsano Rrapin.

Zërat për këtë supozim nisën për shkak se Salsano, në programin “Ndryshe”, bëri një batutë, ku shprehej se tanimë as aktor s’është, pasi “mbreti” është dikush tjetër. Kjo është marrë si kunjë sepse fansat e këngëtarit e kanë cilësuar shpesh si “mbreti” Luizin.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.

Gjithashtu, në një postim në Instastory (tanimë të fshirë), Salsano kishte publikuar të gjithë kastin e filmit në “Kuadër të dashurisë”, por njerëzit thanë se ndoshta ishte prerë Luizi, një ndër protagonistët kryesorë.

Fotoja origjinale e publikuar nga Zamira Kita është kjo:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zamira Kita (@kitazamira)

Megjithatë, duhet theksuar se fotoja ka formate të ndryshme nga post në feed dhe në Instastory, ndaj mund të jetë prerë në pjesët anësore për shkak të formatit, në mënyrë të paqëllimshme. Por nuk përjashtohet që të jetë prerë edhe qëllimisht nga aktori i humorit.

Luizi është përfolur edhe për një krisje në raport me Arbana Osmanin, çka ai e ka pranuar, duke thënë se do të flasë pas majit.

S’e dimë ç’të mendojmë, por na e ndjen zemra se një dramë e madhe ka ndodhur.

Anabelmagazine