Salsano kthen Xhemin dhe Altin Bashën në Top Channel, zbulon ç’po kurdisin
Salsano, Xhemi dhe Altin Basha kanë qenë vetëm disa nga emrat që u bashkuan në specialen e “Ëndërtjerrësit” dedikuar emisionit të humorit, “Portokalli”.
Gjatë bisedës për gjithçka ka ndodhur ndër vite në programin e njohur të humorit, Salsano pranoi se do nisë një program i ri humori në Top Channel.
“Ma thanë nipërit e mi në Itali që një program humori atje po bën namin. Diçka të ngjashme unë e bëja para 25 vitesh në shtëpi. Ndaj vendosëm ta nisim. Unë imagjinoj vetëm Altinin si regjizor dhe Xhemin moderatore, për të tjerët, le të jetë kush të dojë”, tha ndër të tjera aktori.
Xhemi pranoi kështu se do i rikthehet Top Channel dhe Ori i uroi e para për nismën e re detajet e së cilës do jenë sekret dhe për pak./revistawho.com