Salman Rushdie humb shikimin në njërin sy dhe aftësinë e njërës dorë!

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas goditjes me thikë në Nju-Jork dy muaj më parë.

“Ai ka humbur shikimin e njërit sy”, tha agjenti i tij Andrew Wylie, në një intervistë për gazetën spanjolle El País. “Ai kishte dhe tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë, sepse i janë dëmtuar nervat në krah”.

I pyetur nëse shkrimtari ishte ende në spital, Wylie u përgjigj, “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ishte një sulm brutal. Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks”, shtoi më tej Wylie.

Kujtojmë që Sulmi Rushdie u sulmua teksa ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët. Shkrimtari prej vitesh është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”.

Bordo