Salma Hayek: Më pëlqen të jem 54 vjeç

Së fundmi aktorja Salma Hayek u pyet në një intervistë për moshën që ajo do të zgjidhte të ishte për një javë.

Aktorja zbuloi se do të zgjidhte po të njëjtën moshë dhe nuk gënjen kurrë për këtë pjesë.

”Unë jam e lumtur për moshën time, nuk gënjej.Më pëlqejnë numrat e mi. Më pëlqen të jem 54 vjeçe. Është një arritje”, u shpreh Salma.

Gjithashtu kur u pyet se cila është gënjeshtra që thotë gjithmonë, Hayek tregoi se kurrë nuk tregon peshën e saj.

”Unë nuk jam shumë gënjeshtare, por jam meksikane, kështu që më pëlqen të zbukuroj.Gënjeva dje burrin tim për peshën time“.

Lapsi.al