“Sakrifikove çdo gjë për ne”, urimi i Gjikos për ditëlindjen e Elitës do ju emocionojë të gjithë!

Elita Rudi feston sot 28 vjetorin. Ditëlindjen, moderatorja bukuroshe ka zgjedhur t’a festojë në Turqi së bashku me bashkëshortin Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën. Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll, ku Elita ka marrë si dhuratë nga Gjiko një tortë shumë të veçantë, ku prezantuesja kosovare shfaqet me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre në dorë. “Gëzuar ditëlindjen grua e fortë”, shkruhet mbi tortë.

Ndërkohë, teksa ka ndarë një foto duke puthur dashurinë e jetës së tij, reperi i ka bërë Elitës një urim që na ka emocionuar të gjithë.

“Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

News31