Sakrificat për famën: Mënyra se si Kim-i ngjit shkallët me fustanin super të ngushtë, bëhet virale

Kim K di të bëjë gjithçka, veçse të heqë dorë. Rishtazi, ajo ishte kuratorja e koleksionit të ri, “Ciao Kim” nga Dolce & Gabbana. Kim u paraqit me një fustan rrëzëllitës dhe super të ngushtë.

Deri këtu gjithçka okay, por Kim nuk mund të ecte me këtë fustan dhe aq më pak, të ngjiste shkallët, ndaj, yllit 41-vjeçar i lindi një ide gjeniale: të bënte hapa kaaaq të vegjël.

Kim u detyrua të ngjiste disa shkallë deri në destinacion dhe sigurisht internetit nuk i shpëtoi ky detaj. Tashmë, teknika e Kim është virale dhe shumë qesharake në të njëjtën kohë. Gjithsesi, njerëzit e vlerësuan përkushtimin e saj.

“Ajo është shumë e zgjuar. Sakrifikoi një orë nga komoditeti i saj për përfitime afatgjata”, shkroi dikush në TikTok, ndërsa dikush tjetër tha se po të ishte në vend të Kim, thjesht do të merrte dy truproja që ta ngrinin *hopa* deri në fund të shkallëve.

Dhee një tjetër komentues shprehu të vërtetën: “Ajo po tregohet praktike. Fustani, me siguri është super i shtrenjtë.

Anabelmagazine