Sakrificat e bukurisë/ Jennifer Aniston provon një trajtim me spermë salmoni

Jennifer Aniston në një intervistë për “WSJ Magazine” ka rrëfyer se ka përdorur spermë peshku në fytyrë, që sipas studimeve ajo ka proteina prej të cilave lëkura mund të përfitojë nëse aplikohet.

“Në fillim thashë ‘e ke seriozisht? Si e merr spermën e salmonit?’”, thotë Aniston. Ajo guxoi dhe e provoi trajtimin, por shprehet se nuk është e sigurt nëse ka funksionuar vërtet.

Këtë terapi ajo e aplikon çdo javë dhe konsiston në injektimin e amino acideve në gjak për të rritur prodhimin e kolagjenit. “Mendoj se është e ardhmja”, shprehet Aniston.