Sajmir Çili pas divorcit fotografohet duke pirë verë me Eranda Libohovën

Pak muaj pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshortja e njohur Suela Kalaja, këngëtari Sajmir Çili duket se e ka hedhur pas krahëve mërzinë. Artisti ka ndarë me miqtë momentet nga një darkë speciale ndërsa ishte duke shijuar verë të kuqe me këngëtaren simpatike, Eranda Libohova. Bashkë me ta ishte dhe saksofonisti Brikel Guga, të pranishëm mes shumë artistëve të tjerë në festën e vjeljes 2017, që organizon një kantinë vere në Shqipëri.