Saimiri, sapo dha sinjalin e parë për të preferuarën e tij: Je gati ti të jetosh me mua?
Saimiri dhe Meri kanë kaluar një ditë shumë të bukur në vendin e origjinës së saj, në Gjinar, Elbasan. Bukuroshja kishte rezervuar edhe një surprizë për Saimirin.
Duke qenë se në takimin në vilë ku të gjitha vajzat përgatitën nga një pjatë për Saimirin, Meri nuk ishte, ajo vendosi t’i bëjë atij byrek.
“Ti ke qenë një nga të preferuarat e mia që në natën e parë, kur unë të kam parë atje tek vila. Sa herë jam me ty, kam një ndjesi shumë të veçantë, ndihem shumë mirë. Shpresoj që kjo ndjenjë mos të shuhet kurrë”, – i tha Saimiri.
Meri: Ashtu shpresoj dhe unë, tani po më rreh zemra fort. Gjithë ky rrugëtim, guximi që erdha këtu, nuk paska shkuar kot.
Saimiri: Prandaj t’i thashë edhe këto fjalë, që ti ta dish, çfarë mendoj unë për ty dhe pse je këtu. Mos mendo se për mua je si gjithë të tjerat. Por je e veçantë.
Meri: Me këto që më the tani, nuk do më zërë gjumi vetëm nga lumturia. Çdo javë kam pasur mendime të ndryshme, të luhatura dhe ka qenë shumë e vështirë për mua. Nuk e prisja të arrija deri këtu. Ndjenja e pëlqimit sa më shumë vjen e rritet. Sot më dhe përsëri një siguri duke më thënë që jam një ndër të preferuarat e tua.
Saimiri: Dua të shoh se cila nga ju përshtatet më shumë me mua për të krijuar dicka bashkë. Je gati ti të krijosh familjen tënde dhe të jetosh me mua?
Meri: Natyrisht që po!
Saimiri: Do më premtosh që do luftojmë për njëri-tjetrin dhe nuk do dorëzohesh aq kollaj?
Meri: Kështu si më ke siguruar sot, ta premtoj!