Saimiri pozon me Merin, por ndjekësit janë në një mendje: Andi dhe Tea 2

“Love Story” u finalizua këtë të hënë dhe Saimi zgjodhi Merin si vajzën që dashuroi, e me të cilën do vazhdojë njohjen jashtë programit.

Sot, princi i programit televiziv ka publikuar një foto me Merin dhe komentet për ta kanë qenë të shumta, por 80% e tyre kanë një emërues të përbashkët: Andi dhe Tea 2.

Publiku mesa duket nuk beson fare tek dashuria e Merit dhe Saimirit, madje i krahasojnë me çiftin Tea Andi që dolën nga “Përputhen” bashkë e më pas u zbulua se gjithçka ishte një farsë.

Publiku e ka humbur besimin tek programet televizive dhe kjo po vihet re ndjeshëm, pasi reagimet e tyre janë të forta.

A do jetë Saimiri dhe Meri rasti që edhe njëherë tjetër do vërtetojë fjalë e publikut? Këtë ende nuk e dimë, por me siguri koha do e tregojë./revistawho.com