Saimiri në të vërtetë nuk është si shfaqej në “Love Story” dhe këtë e tregon Meri
Meri dhe Saimiri po e vazhdojnë njohjen e tyre pas përfundimit të “Love Story”, edhe pse jo ashtu siç publiku e kishte imagjinuar.
Dyshja po vazhdojnë komunikimin në distancë pasi Saimiri është rikthyer në Gjermani ndërsa Merit i duhet ende më shumë kohë për të marrë vendimin për t’u larguar nga këtu.
Në një intervistë për “Bordo”, Meri tregon se komunikon vazhdimisht me Saimirin dhe po e njeh më shumë atë. Madje tani ka zbuluar edhe sesi është ai përtej ekranit.
“Unë i njoh njerëzit duke parë edhe detajet më të vogla tek ai person dhe Saimiri është një djalë i respektueshëm, i ndjeshëm, familjar, ka shumë humor dhe këto bëjnë që unë tërhiqem shum prej tij. Diçka e re në karakterin e tij është se nuk është aq romantik sa dukej gjatë kohës në program”-shprehet Meri.
“Thjesht ai ka tipin serioz, por me njerëzit e afërt është shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjatë kohës në Love Story”-vazhdon ajo.
Meri tregoi se Saimiri e ka prezantuar me mamanë dhe kushërirën e tij dhe pohoi se do të pranonte nëse ai do t’i propzonte për martesë.