Saimiri jep puthjen e parë në “Love Story”, largohen nga programi 3 vajza
Gjatë episodeve të “Love Story” ishte vënë re qartë se Saimiri kishte krijuar afrimitet me binjaket, megjithatë ende nuk kishte zgjedhur njërën prej tyre. Megjithatë mbrëmjen e sotme ai na ka surprizuar të gjithëve, kur dhuroi edhe puthjen e parë në program, pikërisht njërës prej motrave. Cila ishte “fatlumja”? Silvana/
Ajo pati një takim romantik me Saimirin, në vilën e beqarit, ku kanë folur ndër të tjerat për udhëtimet që u pëlqejnë të dyve, ndërkohë që shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, verës dhe puthjeve, madje duke u munduar edhe t’u shmangen kamerave të produksionit.
Pasi ai dhuroi puthjen e parë, motra tjetër binjake, Albana, e pa të arsyeshme të vetë-eleminohej. pasi Saimiri e bëri zgjidhjen e tij. Po ashtu u eleminuan edhe dy vajza të tjera, ndërsa ju bashkuan kastit 3 të reja.Nga ana tjetër Saimiri ka folur për të gjitha vajzat, duke dhënë edhe përshtypjet që ai ka marrë nga takimet me to, sidomos privatisht. Pavarësisht se puthjen e parë e pati me Silvanën, Saimir ka veçuar Xhesin në studio, si gocën që e shikon si partneren e tij të ardhshme.
“Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Sigurisht që u nisa me idenë që do e gjej këtu parteren, por ishte akoma një ëndërr, tani e përjetoj. Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha. Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”,- është shprehur 33-vjeçari.