Sabri Fejzullahu xheloz për gruan, akuzohet se nuk e prezantonte kurrë në rini

Këngëtari 70 vjeçar Sabri Fejzullahu kohët e fundit poston shpesh foto me bashkëshorten e tij, Nera. Në një nga pozat e fundit në Instagram, artisti përqafon i lumtur partneren duke e shoqëruar me fjalët “Me jetën time”. Por një ndjekës ka komentuar poshtë fotos duke i shkruar Sabriut: “Është dashur me e prezantuar gruan kur ishit të rinj, jo tash plak”. Artisti me 50 vite karrierë në muzikë foli dhe vetë ne ekran për çështjen e xhelozisë. Duke rrëfyer njohjem me Nerën gjatë xhirimit të një klipi, ai u shpreh se i kishte kërkuar të bëhej gruaja e tij sapo e kishte parë. Më pas ai u shpreh se edhe Nera kishte talent për t’u bërë këngëtare por Sabriu e kishte penguar t’i hynte muzikës nga frika se mos ia merrnin.