Sabri Fejzullahu tregon pengun e madh të karrierës që e mundon edhe sot
Sabriu Fejzullahu i ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” me Evi Reçin, tregoi se një prej bashkëpunimeve i ka mbetur peng që nuk u vlerësua.
Bëhet fjalë për këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, në bashkëpunim me Ledina Çelon. Sabriu dhe Ledina konkurruan me këtë këngë në “Festivalin e Këngës” vite më parë. Artisti nuk e harron dot faktin që ky bashkëpunim nuk u vlerësua nga juria e festivalit, por shprehet mirënjohës që është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku.
“Më ka mbetur peng një këngë e Edmond Zhulalit kompozitorin e madh shqiptar. ‘Ma ke prish gjumin e natës’ me Ledina Çelon. Ajo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Nuk u vleresua institucionalisht nga juria nuk mori për hir të mundit që ka bërë di çka.”