Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për bashkëshorten: Ty të dua më shumë në këtë jetë

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë shumë vite si të martuar dhe tashmë gëzojnë jetën si gjyshër të shumë nipave e mbesave. Pavarësisht kohës që ka kaluar, dashuria mes tyre nuk ka shteruar dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi Sabriu me urimin për bashkëshorten. Sot Nera feston ditëlindjen dhe këngëtari i ka bërë një dedikim shumë emocionues. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto përkrah bashkëshortes, ku të dy duken shumë të lumtur.

Sabri-2

“Ti gëzim, lumturi, dashuri, motiv, buzëqeshje, mërzi, lot, sinqeritet, harmoni, bashkëshorte, nënë, gjyshe me virtytet më të mira që duhet të ketë një femër. Të gjitha këto i ke ti Nerush që sot ke ditëlindjen dhe sot gjithë ditën kam shkruar e fshirë sa e sa fjalë për ty. Po të uroj me zemër t’i presësh edhe 100 ditëlindje të tjera me shëndet, me buzë në gaz, me mirësi e me nip e mbesa, me dashurinë që ju dhuron e që merr nga ta.

Eh sa shumë gjëra të tjera do të uroja shpirti im, po sa më shumë mundohem, aq më shumë po të hy në hak. E lus Zotin që gjithçka që është e mirë, ta kesh ti. Si gjithmonë ty të dua më shumë në këtë jetë që m’i di dhe m’i shëron dhimbjet e m’i kthen në buzëqeshje. Vetëm ty e me ty Lali”, ka shkruar Sabriu për ditëlindjen e Nerës. Çifti i njohur kanë më shumë se 32 vite bashkë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën. /revistawho.com