Sabiani: Zoti ka bekuar vajzën time 15 vjeçare, i ka dhuruar jo vetëm bukurinë, por dhe zërin e Jessie J

“Modelja shumë premtuese për të ardhmen” ishte fasha që emisioni “Prive” i kishte vendosur intervistës me vajzën bionde të këngëtarit Sabian, Keisi Medini. Më shumë se në Shqipëri, 15 vjeçarja ka filluar të bëhet e famshme në Kosovë, ku e ftojnë për intervista të ndryshme ndërkohë që ndjekësit në Instagram e duan jashtë mase. Këngëtari i njohur që tashmë ka shumë sukses në dyshen koncertore me Marselin rrëfen për revistën “Story” marrëdhënien e veçantë me të bijën që mori fame papritur, dhe pse ajo do të jetë një këngëtare e madhe.

Fotot e vajzës tënde Keisi kanë pushtuar portalet së fundi. Tani njihet si modele po sa e mundur është që një ditë të ngjitet në skenë këngëtare?
Këngëtare shpresojmë, plus profesionin e modeles që po ushtron aktualisht. Dëshirë do të kisha të këndonte, pasi ka një zë të përkryer, por asnjëherë s’do e sforcoja që të realizonte dëshirat e mia. Keisi ka jetën e saj dhe le të bëjë ç’të dojë, pra ta zgjedhë në mënyrë të pavarur cilën rrugë të dëshirojë në jetë. Mjafton të jetë e lumtur e të ndihet mirë me veten e saj
Po e orienton vetë vajzën drejt famës, apo gjithçka erdhi natyrshëm?
E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një mini prezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja tani s’po ndalen më portalet…
Kujt personazhi të njohur nga Shqipëria do të dëshiroje t’i përngjante?
S’mund të them se cilës dua t’i përngjajë Keisi nga këngëtaret e famshme shwiptare, pasi ajo është unike në llojin e saj. Pra dua të them që s’besoj se do të kishte një të tashme që t’i përngjante Keisi im në të ardhmen.
Vajza jote ka tërhequr vëmendjen edhe për jetën luksoze që bën. Mund ta konfirmoje këtë?
Jetë luksoze s’mund të them. Por asgjë s’i mungon nga ato që kërkon të ketë e që ka nevojë. S’e kam idenë se kujt i thonë “luks”, gjithsesi çdo gjë me një cak dhe pa ekzagjerime.
Je një baba tolerant apo i rreptë me të?
Jam baba dhe shok i mirë i Keisit. Tolerant dhe i mirëkuptueshëm. Mundohem të mos shpërthej në kritika edhe kur s’më pëlqejnë disa sjellje të Keisit. Thjesht fajësoj moshën dhe kështu përbahem…
Si nje profesionist që je me cilën këngëtare do e krahasoje ngjyrën e saj vokale?
Mua me ngjan me Jessie J, por dhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm!