Sabiani uron Ilirin për vajzën, balerini përgjigjet shkurt!

Nga “shokë për kokë” brenda Big Brother VIP, balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani i habitën të gjithë kur pas daljes nga shtëpia e famshme, u ftohën shumë me njëri-tjetrin. Gjërat ndryshuan, dhe mëritë ngritën krye, duke evidentuar kështu brishtësinë e një marrëdhënieje që dukej mjaft e konsoliduar.

Por së fundi, ka disa shenja që tregojnë se raporti mes tyre po përmirësohet së fundi. Balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, ka shkruar këngëtari, i cili duket se e ka hedhur kështu një hap të parë drejt afrimit, edhe pse Iliri nga ana e tij ia ka kthyer ia ka kthyer komentin me një përgjigje të shkurtër dhe të thatë, duke i thënë thjesht: Rrofsh!