Sabiani habit me deklaratën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP”: Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin
Sabiani ishte banori i cili ka lënë mbrëmjen e djeshme përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Kjo ishte hera e dytë që këngëtari mer pjesë në këtë spektakël ku pas daljes, ai ka komentuar dhe përvojën e tij në këtë edicion dhe përmendi emrat e Qetsorit, visit dhe Luizit si banorët që i kishte më të afërt e me të cilët kaloi më mirë.
Ndër të tjera, ish-banori veçoi dhe momentin më të bukur për të i cili ishte përqafimi që i dha Kristit para se të largohej.
“Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin tani në fund sepse e përqafova vërtet me dashuri.”– u shpreh ai.
Kujtojmë se në fillim Sabiani ishte kundra lidhjes së vajzës së tij Keisit me Kristin por pas hyrjes gjërat ndryshuan dhe këngëtari krijoi një raport të mirë me partnerin e vajzës së tij.