“Sa turp!”, Aulona Musta reagon pas shuplakës mes vajzave në “Përputhen”

Një debat me tone të larta dhe ofendime degradoi dje në “Përputhen” në konfrontim fizik, ku njëra prej konkurrenteve Lea goditi me shuplakë Irisin. Mbi këtë skenë, kanë reaguar edhe personazhe publikë, mes tyre Aulona Musta, e cila i ka kushtuar një postim të veçantë incidentit. Gazetarja shprehet se kjo sjellje është e turpshme duke kritikuar ashpër dy vajzat.

“Sa turp! Sa turp! Sa tuuurp!! Dhe pastaj do kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri? Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt me njëra-tjetrën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare. Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit! Ky nuk është një episode në nerva e sipër, kjo është sjellje e vazhdueshme, e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan Aulona.

Ajo thekson se faji nuk është i emisionit, por nga këto vajza jemi të rrethuara dhe kjo është e dhimbshme.

Aulona: Çfarë brezi është rritur? Çfarë brezi do rritet? Çfarë vajzash dhe djemsh do edukohen? Jo, nuk e ka fajin emisioni! Emisioni vetëm bën publik fytyrat e atyre grave, shoqeve, kolegeve, nënave nga të cilat jemi të rrethuara. Dhe ka kaq shumë! I gjen kudo! Dhe kjo është e dhimbshme! TURP!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)