Sa të ëmbël! Capital T na prezanton me nënën: Të dua, mam!

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është treguar mjaft hermetik kur në pyetje ka qenë jeta e tij personale. Ai rrallë ka pozuar me familjarët e ngushtë, duke preferuar ta mbajë tërësisht privat raportin e tij familjar.

Megjithatë së fundmi ai ka bërë një përjashtim me rastin e festës së 8 Marsit. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shihet me të ëmën e tij.

Ai shihet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë asaj, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan një urim të përzemërt për të gjitha nënat.

“Shkëlqimi kryesor i jetës time. Të dua nënë. Gjithashtu urime festa krejt nënave shqiptare që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ne dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjerash reperi i hitit “Magji”.

E ëma e Capital T është përndryshe motra e reperit shumë të njohur të estradës, 2po2 – i cili si dajë ka qenë gjithmonë inspirim për nipin që gjithashtu zhvilloi karrierën e tij në rrymën hip-hop.

Capital T është një ndër reperët më të mirë shqiptarë. Ai ka shumë vite që dhuron emocione për publikun shqiptar, por kësaj radhe na shfaqi një anë tjetër që nuk njihnin prej tij.