“Sa shumë të kam prit”, reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Vig Poppa është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë reperi shqiptar me anë të një videoje të ëmbël, ku shihet vogëlushi i porsalindur.

Vig Poppa nuk mund të mos e ndante me ndjekësit në rrjet këtë moment emocionues. “Sa shumë të kam prit…”, ka shkruar reperi poshtë videos. Vig Poppa dhe bashkëshortja e tij, Ena, u bënë prindër pesë vite më parë, me ardhjen në jetë të Domit. Reperi nuk e ka zbuluar ende emrin e të voglit, ashtu sikurse nuk e ka fshehur lumturinë që familjes i është shtuar edhe një anëtar.

Një zgjedhje interesante kjo e Vig Poppës, i cili nuk ka ndjekur shembullin e kolegëve, duke mos e patur kështu aspak problem që të zbulojë portretin e vogëlushit. Një video që vështirë të mos të të emocionojë, apo jo?

View this post on Instagram

Sa shum tkom pritë…

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa) on

News31