
“Sa shumë të dua”- Arbana Osmani publikon foton e ëmbël pranë djalit
Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit receta të gatimeve dhe momente nga jeta e saj personale.
Së fundmi, moderatorja publikoi një foto të ëmbël krah djalit të saj Jonit.
“Sa shumë të dua o Joni,”– shkroi Arbana Osmani krah imazhit, ku nënë e bir shohin gjithë dashuri njëri-tjetrin.
Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe do bëhet nënë për herë të dytë së shpejti.
Nuk dihet ende kur do vijë në jetë foshnja dhe gjinia e tij, pas Arbana Osmani është treguar mjaft e rezervuar përsa i përket detajeve të shtatzënisë.
/Panoramaplus.al