Sa shumë kritika për kopertinën e ‘Vogue’ me Kamala Harris, kryqëzohet Anna Wintour
Kamala Harris po sulmohet pafund pasi u shfaq në kopertinën e ‘Vogue’. Revista prestigjoze lajmëroi që shkurti do ketë si imazh pikërisht zëvendëspresidenten e parë femër në SHBA dhe njëkohësisht të parën me ngjyrë. Por pse u komentua kaq negativisht një person që deri para disa javësh lavdërohej shumë?
Në fakt kritikat më të mëdha i drejtohen ‘Vogue’. Një grup njerëzish e akuzojnë revistën për ndërhyrje në imazhin e Harris që ta bëjnë të duket më e bardhë, lajm ky që është mohuar nga drejtuesit e saj.
Nga ana tjetër, disa persona nuk janë fare dakort me veshjen e Kamalas, e cila në një prej fotove shfaqet e veshur me kostum të zi dhe ‘Converse’. Këtë detaj shumë e kanë komentuar si shprehje e hapur diskriminimi.
Dhe një grup i vogël personash, thjesht nuk i kanë pëlqyer fotot dhe i kanë komentuar si të realizuara aty për aty, pa kurrëfarë kurimi.
Reagim nga vet zëvendëspresidentja nuk ka, por mbetemi në pritje.