Sa shumë është rritur! Në 2-vjetorin e lindjes, “Osmani” i organizon të birit festën magjike
Burak Özçivit, ose siç njihet ndërkombëtarisht tashmë si “Osman” prej rolit të tij, ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e dytë të djalit të tij, Karan. Aktori dhe bashkëshortja e tij, Fahriye kishin organizuar një festë familjare për të voglin e tyre.
Dyshja publikuan në rrjetet e tyre sociale pamje nga festa e organizuar në oborrin e vilës së tyre, mbushur me tullumbace, ku vihej re numri 2 dhe emri i vogëlushit.
Me fotot familjare dhe me nje tortë gjigande, Burak i uron ditëlindjen të birit, i cili dukej mjaft i lumtur.
“Qofsh i shëndetshëm dhe në paqe”, ka shkruar Burak krahas fotove.
View this post on Instagram
Kujtojmë se gjatë verës çifti është vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përflitej se po shkonin drejt divorcit. Mediat turke raportonin se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion dhe Burak i kërkoi asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.
Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.
Por, edhe një herë çdo gjë rezultoi në kuadër të thashethemeve.
/Iconstyle