“Sa qenka zbukuruar!” Adrian Gaxha komenton Luana Vjollcën nga pozitat e ish-it

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca para shumë vitesh ka qenë në një lidhje me këngëtarin, Adrian Gaxha. Edhe pse lidhja e tyre përfundoi me ndarje, duket se kanë mbetur momente të veçanta mes tyre, të cilat Gaxha jo vetëm i kujton por nuk heziton t’i shprehë hapur. I ftuar në rubrikën 3ND, ai zbuloi se çfarë mendon kur sheh një foto të Luana Vjollcës, ndërsa u shpreh: “Sa qenka zbukuruar! Më vjen mirë për suksesin e saj! Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”. Tani që rrugët e tyre e tyre janë ndarë, Luana Vjollca përflitet për një romancë të re, ndërsa jeta private e Gaxhës ka kohë që nuk komentohet. /Story.al/