“Sa orë në ditë bën palestër?”- Klea Huta zbulon “sekretin” e linjave trupore seksi tani që është nënë
Klea Huta ka nisur pushimet verore dhe me këtë rast ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të bukura. Moderatorja ka pozuar në një jaht gjatë perëndimit të diellit dhe ajo që bie menjëherë në sy është fiziku perfekt i saj.
Pas lindjes së Krid, djalit të saj, Klea ka humbur shumë kilogramë dhe këtë e kanë vënë re e dhe fansat e aktores. Gjatë një interviste virtuale që zhvilloi mbrëmë në Instastory, Klea u pyet se sa orë palestër bën në ditë që e ka trupin kaq perfekt.
Por, këngëtarja i habiti të gjithë kur u përgjigj: “Asnjë ditë palestër qëkur kam lindur. Sa të kthehem nga pushimet do fillojmë zborin”.
Klea zbuloi se tani është 64 kilogramë, ndërkohë para se të niste Krid ka qenë plot 71 kilogramë. Megjithatë, për të arritur këtë rezultat, zeshkanja seksi tregoi edhe disa detaje të tjera.
“Si mund të dobësohem dhe unë kështu si ti?”, e pyeti ndjekësja, së cilës Huta iu përgjigj: “Hiq brumrat, mos abuzo me ushqimin dhe pak stres do të bënte mirë”.
Klea dhe partneri i saj, Elgit Doda, u bënë prindër për herë të parë në qershor të vitit të kaluar. Dyshja vendosi ta mbajë të fshehtë portretin e të birit deri kur ai mbushi një vjeç. Në këtë ditë të veçantë Klea ndau me të gjithë disa foto të realizuara gjatë shtatzënisë, si edhe disa foto të shkrepura në moment për t’i pasur kujtim.