Sa me fat është Angelina Jolie, ja si e surprizuan fëmijët për ditëlindje

Diva e kinemasë botërore, ka mbushur plot 46-vjeç, dhe duhet ta pranojmë se pamja e saj tregon komplet të kundërtën, duke e bërë atë një ndër femrat më të bukura të showbiz-it botëror.

Por, e dini se cila ka qënë dhurata e saj më e bukur këtë ditëlindje?! Kanë qënë pikërisht fëmijët e saj, të cilët dinë si ta surprizojnë nënën e tyre dhe ta emocionjnë atë. Ata e kanë festuar ditëlindjen së bashku në një restorant në Los Angelos, me një darkë tepër speciale.

Ata kaluan shumë bukur duke festuar në shtëpi dhe fëmijët e surprizuan me një darkë speciale jashtë.

Kështu u shpreh një burim pranë “People”. Kujtojmë se një tjetër rast i tillë dhe mjaft emocionues ka qënë edhe surpriza e tyre për ditën e nënës, ku Angelina u emocionua pa masë nga të vegjlit e saj. Epo, ajo duhet të jetë kaq krenare që ka rritur fëmijë të tillë! Së fundmi, është bërë edhe gjyqi në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, ku Pitt mori të drejta të barabarta mbi ta sikurse Jolie.

Kjo e fundit u shpreh se do të apelojë këtë vendim të gjykatës duke e çuar çështjen deri në fund, dhe sa i përket ish-bashkëshortit të saj, nuk do ja falë kurrë këtë gjë që ndodhi.

Top Albania Radio