‘Sa herë të shikoj, duket sikur nuk jemi ndarë kurrë’, kujt ja dedikon Bleona fjalët e ëmbla?

Këngëtarja Bleona Qereti është një ndër emrat më të komentuar në botën e showbiz-it. Ajo gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen dhe të bëjë zhurmë. Në Instagramin e saj nuk mungojnë fotot me shumë fytyra publike të njohura. Së fundmi Bleona ka publikuar në Instastory disa foto ku shfaqet krah gruas të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Bleona-2

“Me dashurinë e përjetshme. Dashuri me shikim të parë. Sa herë të shikoj, duket sikur nuk jemi ndarë kurrë”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Bleona-3

Kujtojmë se dyshja e ka treguar gjithmonë se ruajnë një raport mjaft të ngushtë, edhe pse angazhimet e përditshme nuk ua lejojnë të takohen shpesh.