“Sa gjëra do doja të t’i thoja”, Barbana Dini i dedikon fjalët më të ndjera Ergit
Barbana Dini ka dedikuar disa fjalë emocionuese ditën e sotme, në atë që duhet të ishte 26-vjetori i lindjes së Ergi Dinit. Këngëtari humbi jetën në një aksident tragjik me motorr në 2016-tën, ndërsa lidhja e tij me të motrën ishte tejet e afërt.
Barbana ka publikuar një foto të Ergit në rrjetet sociale, duke i dedikuar fjalë prekëse. “Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.
Këngëtarja publikoi vjet bashkëpunimin e lënë përgjysmë me Ergin, që shërbeu si një homazh për vëllain e ndjerë. “Ku je” mban titullin kënga që emocionoi jo vetëm publikun, por edhe shumë kolegë të Barbanës dhe Ergit, të cilët kujtuan me mall këngëtarin. Në çdo datëlindje, Barbana kujdeset të dedikojë fjalët më të ndjera për të vëllain… /News31