Sa fitojnë të famshmit për 1 postim në Instagram: 10 më të paguarit
Cristiano Ronaldo kryeson listën vjetore të Instagram-it që tregon se sa mund të paguhen njerëzit e famshëm për një postim të sponsorizuar.
Futbollisti paguhet deri në 1.6 milion dollarë për të miratuar një produkt në Instagram, i ndjekur nga Dwayne “the Rock” Johnson dhe Ariana Grande.
Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram me më shumë se 300 milionë fansa, 125 milionë më shumë që nga fillimi i vitit të kaluar. Duke llogaritur platformat kryesore – Facebook, Instagram dhe Twitter – ai ka më shumë se 550 milionë ndjekës.
Në listën e 10 njerëzve më të paguar në Instagram qëndron edhe Lionel Messi, i konsideruar si rivali kryesor i Ronaldos. Messi renditet në vendin e shtatë.
Gjatë nga njerëzit që paguhen më shumë janë gra.
Lista e plotë:
1. Cristiano Ronaldo – $1.6 milion për postim
2. Dwayne Johnson – $1.52 milion
3. Ariana Grande – $1.51 milion
4. Kylie Jenner – $1.49 milion
5. Selena Gomez – $1.46 milion
6. Kim Kardashian – $1.41 milion
7. Lionel Messi – $1.16 milion
8. Beyoncé Knowles – $1.14 milion
9. Justin Bieber – $1.1 milion
10. Kendall Jenner – $1.05 milion
/Anabelmagazine