“Sa e bukur gruaja, po me ty ç’ka dashur”, aktori i humorit e lë pa fjalë komentuesen: Kur e provoi… (FOTO)
Një ditë më parë, aktori i njohur i humorit, Jul Deda, ndau me ndjekësit e tij një foto ku shfaqej me bashkëshorten. Me rastin e përvjetorit të martesës, ai kishte edhe një kërkesë të çuditshme.
“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur a mund të dal me shokët të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruante Juli krahas fotos.
Teksa shumë ndjekës e komplimentojnë çiftin, ka dhe nga ata që komentojnë se gruaja është më e mirë se aktori.
“Gruaja shumë e bukur…nuk e kuptoj se për çfarë i është dashur një burrë si ty”, ka shkruar dikush te foto e Julit, i cili nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.
“Kur e provoi nuk i doli keq pasta!…”, i kthehet Juli, i cili ka 14 vite i martuar dhe ka dy fëmijë.