Sa do të kushtojë një vaksinë për koronavirusin?

Kompanitë farmaceutike dhe bioteknologjike po luftojnë me kohën për të zhvilluar vaksinën për Covid-19.

Krahas pikëpyetjes se kur vaksina do të jetë në dispozicion po kaq i panjohur është fakti sesa do të kushtojë vaksina e vlefshme dhe kush do të paguajë për të, pasi çmimet variojnë nga 3 dollarë në mbi 30 dollarë doza.

Nisur nga kjo lind pyetja nëse vendet më të varfra do të kenë qasje në vaksinë.

Debati përqendrohet si nga ana etike ashtu dhe praktike: A duhet që farmaceutika të punojnë me vendet e zhvilluara, duke siguruar një tavan pagese për vendet më të varfra,  shkruan The Financial Times.

Megjithëse disa miliardë dollarë para publike janë alokuar për zhvillimin e vaksinës Covid-19, farmacistët deri më tani nuk duken të gatshëm të diskutojnë se sa do të kushtojë doza.

Sipas kompanive, kostoja e vaksinës varet nga shumë faktorë, siç janë efektiviteti, rezultatet e provave klinike, kostot e rritjes dhe prodhimit, konkurrenca, kërkesa dhe nëse blerësi është një individ privat – siç janë kompanitë e sigurimeve – apo një agjenci qeveritare.

Deri më tani, çmimi i të gjitha marrëveshjeve të vaksinave është hermetike, me kompani dhe organe publike që mbrojnë të drejtën e tyre për konfidencialitet.

Por sipas “FT”, duke cituar burime të njohura me bisedimet midis farmaceutikës dhe Komisionit Evropian, AstraZeneca e  ka shitur vaksinën e saj me rreth 3 deri në 4 $ për dozë në marrëveshjet me BE, ndërsa në rastin e Johnson & Johnson dhe vaksina që po zhvillon së bashku me Sanofi dhe GSK vlerësohen në rreth 10 dollarë për dozë.

Nga ana tjetër, Moderna – një kompani relativisht e re dhe humbëse – kërkoi një çmim prej rreth 50 deri në 60 dollarë për dozë, duke kërkuar fillimisht dyfishin e shumës. Disa kompani të tjera të bioteknologjisë, të tilla si CureVac, kanë thënë se do të kërkojnë “fushë etike” për çmimet e tyre.

Pas presionit nga organizatat shoqërore dhe pas raporteve të ndryshme të mediave, disa kompani kanë zbuluar detaje në lidhje me çmimin e vaksinës.

Moderna bëri lëvizjen në gusht, duke njoftuar një çmim maksimal prej 37 dollarësh për dozë. Sinovac – një nga pionierët e Kinës në zhvillimin e vaksinave,  nxori në shitje këtë javë vaksinën me dy doza për 60 dollarë në qytete të përzgjedhura  si pjesë e një programi emergjence me qindra mijëra pjesëmarrës.

Pyetja kryesore që lind është nëse vendet më të varfra do të jenë në gjendje të përballen me koston e vaksinës ose do të lihen pas?

Miliarderi i Microsoft Bill Gates tha në një intervistë tha se farmaceutika duhet të mbështesë një sistem ku vendet e pasura subvencionojnë vaksinat në mënyrë që vendet e varfra të mos paguajnë më shumë se 3 dollarë për dozë.

Gates, presidenti i Fondacionit Bill & Melinda Gates, tha se ai shpresonte se konkurrenca do t’i mbante çmimet e ulëta në planin afatgjatë.

Nga ana tjetër, ai pranoi se çmimet për disa vaksina ka të ngjarë të qëndrojnë më të larta se të tjerat. Për shembull, vaksinat e ARN-së, të tilla si ato të zhvilluara nga Moderna, Pfizer dhe bashkëpunimi BioNTech.

Një sfidë kryesore për planifikimin dhe çmimet efektive është se në rastin e vaksinës Covid-19 nuk u ndoq cikli normal 10 vjeçar që duhet për prodhimin e një vaksine të sigurt, tha një zyrtar i lartë evropian për Financial Time.

“Ne po përpiqemi të reduktojmë kohën në 12 deri në 18 muaj dhe të mos prodhojmë disa vaksina, por qindra miliona, ndoshta miliarda. Dhe kjo është e rrezikshme,” shpjegoi zyrtari.

© Panorama.al