Rusi/ 35 vjeçarja vret shoqen e saj, pjesët e trupit të viktimës përfundojnë në ushqim për qentë
Një grua në Rusi vrau shoqen e saj dhe pjesët e trupit ia hodhi në lumë dhe në koshin e plehrave. Gruaja 35 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte duke pirë diçka në një lokal, në qytetin Skopin të Rusisë, së bashku me shoqen e saj 58-vjeçare (viktimën).
Dyshohet se në lokal ndodhi dhe konflikti midis shoqeve, e cila agravoi më pas në vdekjen e njërës prej tyre. 35 vjeçarja, pasi vrau shoqen, mendohet se ka futur pjesët e trupit të saj në qese dhe një pjesë i ka hedhur në lumin Vyodra dhe një pjesë tjetër në një kosh mbeturinash.
Një ditë pas krimit, ajo ka shkuar në policinë lokale për të denoncuar humbjen e shoqes, shkruajnë mediat e huaja. Menjëherë pas denoncimit, policia nisi kërkimet në terren, nga ku zbuloi se një pjesë e trupit të së ndjerës, kishte përfunduar në ushqim për qentë endacakë.
Më pas nën presionin e agjentëve të policisë, 35-vjeçarja mësohet se ka pranuar krimin dhe tashmë mund të dënohet deri në 15 vite burg, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel