“Ruhu nga ai që s’bën zë!” Erik Lloshi flet për fejesën e nxituar
Këngëtari Erik Lloshi shpalli fejesën pak muaj pasi i kishte dhënë fund një historie dashurie disavjeçare. E fejuara e tij është një vajzë bionde e panjohur për publikun, që quhet Romina. I ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe me Fatmën, ai tregoi detajet e fejesës së tij. I pyetur nëse me vajzën është njohur para se të ndahej, dhe pse e mori kaq shpejt këtë vendim. “Ruhu nga ai që s’bën zë! Që nga momenti që jam ndarë jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj më pas. Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur isha me dikë. Ndonjëherë jeta është e çuditshme, dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, tha ai ndër të tjera.