Rudina publikon FOTO nga pushimet, fansja i shkruan: Gota duket si e mbushur me urinë. Përgjigja e moderatores është epike: Nëse ti e ke urinën kështu…

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka nisur pushimet verore dhe vendi i preferuar i saj mesa duket është Turqia. Në rrjetet sociale Rudina ka publikuar dhe foto nga to.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto me një pije në dorë, por ka marrë një koment të papritur nga një ndjekëse. “Rudina më fal po foto nuk di të bësh…kjo gota ngjan si e mbushur me urinë…pushime te mbara gjithsesi”, i shkruan vajza.

Mirëpo, përgjigja e Rudinës është aq epike sa ka marrë pëlqimin e të gjithë ndjekësve të tjerë, të cilët nuk i kanë mbajtur dot as të qeshurat.

“Jo moj zemra, ka ngjyre tjeter urina. Por nese ti e ke ne kete ngjyre shko vizitohu, ose te pakten pi me shpesh uje. Ta them sinqerisht”, i përgjigjet Rudina Magjistari ndjekëses.