Rudina Magjistari siç nuk e keni parë! Detajet e projektit të bukur, ku përfshihen emra të famshëm të botës së modës

Një projekt i bukur po vjen! Rudina Magjistari shfaqet me këto veshje tradicionale në spotin e “MUZA COMPETITION”, ku prezantohet dhe koncepti i projektit. Një mundësi e artë për të nisur karrieren si dizajner! Një ftesë për të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare, në projektin që bashkon tradicionalen dhe modernen në fushën e modës.

Në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022, Unioni i Bashkive shqiptare në Rajon ka lancuar dje projektin “MUZA COMPETITION”.

“MUZA COMPETION”, një projekt i ideuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo dhe producentja dhe moderatorja Rudina Magjistari, të cilat prezantuan projektin dedikuar të gjithë të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Këtë herë të gjitha mendjet “youth” do të jenë pjesë këtij kompeticioni që mbart vlerat e kostumografisë dhe detajeve artizanale shqiptare.

“Muza Competiton” i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve.

Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 do të jetë një stimul për të shfaqur më të mirën.

Projekti do te kalojë në 3 faza dhe aplikantet më të mirë do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga anëtarët si më poshtë:

Fadil Berisha

Aferdita Onuzi

Emina Çunmulaj

Valdrin Sahiti

Enada At’Nikolla

Helidon Haliti

Për më shumë informacion rreth projektit dhe aplikimit në konkursin “Muza Competiton” mjafton të klikoni në këtë link: https://muzacompetition.com/.