Rudina Magjistari publikon foton e bashkëshortit, ja fjalët që shkruan për Xhavitin

Rudina Magjistari ka publikuar pak më parë një foto të bashkëshortit të saj dhe krahas saj ka shkruar pak fjalë për të. “Dashuria e jetës sime. Miku im më i mirë”, shkruan ajo. Duke marrë parasysh se detajet nga jeta private Rudina mundohet t’i shfaqë sa më pak, ky postim do të bënte një përjashtim. Edhe njëherë tjetër pak fjalë zemre dhe një moment i shkrepur kanë qenë nisja më e mirë për ditën, shkruan Who. Kujtojmë se Rudina dhe Xhaviti janë prej vitesh të martuar dhe janë bekuar me një vajzë të quajtur Mia.