Rudina Magjistari me pallto dhe atlete në punë

Rudina-Magjistari-2

Moderatorja e emisionit “Rudina”, ka ndarë sot një foto ndërsa është fotografuar duke hyrë në ambientet e televizionit “Klan”, ku punon. Ka bërë përshtypje kombinimi i palltos së verdhë me atletet e bardha, që natyrisht i ka veshur për t’u ndjerë më komode. Gjithsesi është kthyer në trend veshja e atleteve me gjithçka tjetër klasike apo moderne, dhe Rudinës i shkon. Por ky është stili i saj jashtë ekranit, sepse në studio zakonisht e shohim me taka.