Rudina Magjistari në pushime dimërore me familjen, publikon fotot e rralla me bashkëshortin
Rudina Magjistari ka zgjedhur të udhëtojë drejt Kosovës për të kaluar pushimet dimërore.
Moderatorja e njohur po kalon pushimet në Brezovicë së bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj dhe ka ndarë me ndjekësit fotot e rralla teksa shijojnë dëborën.
“Jeta e natës,”- shkroi ajo krahas një imazhi ku pozoi krah bashkëshortit.
Në një tjetër postim, publikoi imazhe të vajzës, Mias teksa rrëshqiste në dëborë.
Moderatorja është shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Rudina Magjistari publikon shumë rrallë foto familjare dhe asnjëherë nuk e ka zbuluar imazhin e Mias.
/Panoramaplus.al