Rudina Magjistari ju drejtohet nënave: Ushqeni me gji fëmijën tuaj!
Rudina Magjistari i ka kushtuar një moment special një temë shumë të rëndësishme për nënat e reja. Bëhet fjalë për ushqyerjen me gji që jo rrallë herë është diskutuar në panele mediatike.
Nga ambientet e shtëpisë së saj, ku ka zhvilluar gjithë javën emisionin e përditshëm të pasdites, Rudina ka ndaluar për t’i dhënë një mesazh nënave të reja. “Kushdo që mundet, le ta ushqejë me gji fëmijën. Mos ndalni para asgjëje. Ushqyerja me gji është çelësi i shëndetit të mirë të fëmijës”, tha ndër të tjera Rudina.
Në një kohë kur kjo temë diskutohet dhe njerëzit mbajnë qëndrime të ndryshme, një mesazh i tillë zë vend të veçantë tek të gjitha nënat e reja./revistawho.com