Rudina Hajdari ngatërrohet në foltoren e Kuvendit, Olti Curri e tall keq

Nuk është hera e parë që deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari bën gafa në artikulimet e saj publike. Blogeri i njohur, Olti Curri ka shkëputur një episod të tillë ku ajo mban fjalim në foltoren e Kuvendit. Në sekuencën në fjalë ajo dëgjohet të ngatërrohet pafund, pasi nuk arrin dot të artikulojë fjalën shqipe “llogaridhënës”, referuar deputetëve. Në postimin e tij video në Instagram, Olti pas fjalimit përçart të politikanes, shfaqet vetë ku e shpreh qëndrimin e tij me një “obobo”, ndërsa i bie kokës me duar. Duket se nga ky fjalim jashtë standardi të një ligjërimi publik, blogeri i famshëm ka ngelur vërtet pa fjalë.

View this post on Instagram

Oboboooo…

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on